Laert Duraj është padyshim një nga drejtorët më të akuzuar dhe përfolur në media për aferat e tij korruptive dhe “tentakulat” e gjata në grabitjen e parave publike. Ai u zgjodh në krye të Postës Shqiptare nga kryeministri Rama, nga ku realizoi edhe aferat më masive të viteve të fundit. Gjithashtu Laert Duraj do të ulet edhe në Parlamentin e ri në shtator, pasi ka fituar mandatin e deputetit në qarkun e Gjirokastrës. Madje ka zëra se ai mund të bëhet edhe ministër duke përfituar kështu një tjetër mundësi për zhvatjen e xhepave të shqiptarëve. Pasuria e Durajt ka kapur majat, por paradoksi dhe kontroversioni qëndron pikërisht në faktin se ai pretendon që këtë pasuri e ka arritur nga puna në emigracion bashkë me të shoqen.

Ai deklaron apartament me sipërfaqe 92 m2 në Tiranë, më vlerë 97 milionë lekë të vjetra; një tjetër apartament 75 m2, në vlerë 37 mijë euro, ku në të dy rastet pretendon se paratë i ka fituar nga puna në emigracion. Ai gjithashtu deklaron edhe tre apartamente të tjerë, 146 m2 me vlerë 73 mijë euro, 79 m2 me vlerë 64 mijë euro dhe 60 m2 me vlerë 35 mijë euro dhe për gjetjen e parave thotë se i ka siguruar nga puna dhe shitja e kuotave në UET, gjatë kohës që ishte bashkëpunëtor me Henri Çilin. Duraj është pronar edhe i Kolegjit Profesional të Tiranë. Ndër të tjera ai deklaron se ka blerë edhe një kompani me vlerë 850 mijë euro euro dhe se është pronar edhe i 6 mijë m2 tokë.
Por kjo është vetëm një pjesë e pasurisë. Sepse ai ka blerë edhe 5940 m2 tokë në Tiranë me vlerë 534 mijë euro; ka blerë edhe aksione në njëkompani me vlerë 60 mijë dollarë. Shto këtu edhe disa makina luksoze. Pra, miq e besoni ju që e gjithë kjo pasuri përrallore të jetë vënë nga puna si emigrant?! Komentet ju takojnë juve.
