Pamje apokaliptike nga përmbytja që po shkatërron Kinën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.07.2021, 02:03

Reshjet e dendura të ditëve të fundit po mbushin rrugët dhe stacionet e metrosë në Zhengzhou të Kinës. Të paktën 25 njerëz kanë humbur jetën ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Provinca Henan e Kinës, e cila ka një popullsi prej mbi 100 milionë banorë po përjeton përmbytjet më të mëdha në histori. Raportohet se në rajonin e përmbytur ka mungesë të theksuar ushqimesh. Gjatë tre ditëve të ardhshme parashikohen reshje shiu në të gjithë zonën Henan. Në terren ka dalë dhe Ushtria Çlirimtare e Popullit duke dërguar më shumë se 5,700 ushtarë dhe personel për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve.

Sipas ekspertëve, valët e nxehtësisë në SHBA dhe Kanada, përmbytjet ekstreme në Evropën Perëndimore dhe reshjet në Kinë janë të lidhura ngushtë me ngrohjen globale. Shkencëtarët shtojnë se këto fatkeqësi natyrore po vijnë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mesa duket kjo është kostoja që do paguajë planeti dhe njerëzimi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit