Media zvicerane jehonë garës së çmendur me 225 km/h mes Lambos dhe BMW-së në Fier-Vlorë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.07.2021, 21:50

Në një kohë që aksidentet rrugore në vend po marrin jetë thuajse çdo ditë, të rinjtë mesa duket “nuk zënë mend”. Kjo pasi vetëm pak ditë më parë në autostradën Fier-Vlorë kamerat e policisë kapën momentin e një gare të çmendur prej 225 km/h. Në lidhje me këtë ka shrkuar edhe gazeta e njohur zvicerane “Blick” nisur edhe nga fakti se automjete luksoze tip “BMW” dhe “Lamborghini” kishin targa zvicerane. Sipas gazetës në fjalë, Lamborghini rezulton e marrë në një kompani e cila jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë deklaroi për gazetën se ishte me pushime dhe nuk kishte dijeni në lidhje me incidentin e ndodhur në Shqipëri.

Ndërkohë BMW rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi në Zvicër dhe 36-vjeçari që u kap në timon ishte punonjës aty. Të dy drejtuesit e automjeteve ishin nga Kosova. Ata nuk i ndalën postbllokut të policisë, por u arrestuan më pas në afërsi të Vlorës. Drejtuesi i Lamborghinit, një 40 vjeçar me banim në Zvicër, u gjobit me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targa dhe mosbindjen ndaj policisë. Kurse drejtuesi i BMW-së u gjobit me 120 mijë lekë gjobë për tejkalim dhe garë shpejtësie.

Burimi: Blick |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit