Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Itali, ku anëtari i partisë së djathtë të Lidhjes Italianë Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një emigrant. Viktima u indentifikua si Youns El Boussetaoui nga Maroku. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane konflikti mes politikanit Adriatici dhe emigrantit maroken ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në zonën e Voghera, dhe më pas situata agravoi deri në përdorimin e armës. Politikani deklaroi se viktima e ka shtyrë dhe se arma iu shkrep padashje, duke aluduar kështu edhe për vetëmbrojtje. Adriatici tani është në arrest shtëpiak dhe karabinierët po hetojnë ngjarjen. Sipas asaj që mësohet, viktima, një emigrant i parregullt, kishte precedentë të ndryshëm penalë: kërcënime, rezistencë ndaj një zyrtari publik, trafikim droge, evazion, ngarje e automjetit nën ndikim e lëndëve narkotike dhe pa licencë, falsifikim dhe mbajtje të armëve të afta për të shkelur etje.