JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çmenduri në Kinë/ Prodhohet treni më i shpejtë në botë, mund të ecë me 600 km/h
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/07/2021 20:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kina ka prodhuar trenin më të shpejtë në botë, i cili është në gjendje të kapë 600 km/h. Ai ecën falë një fushe elektromagnetike që praktikisht e bën trenin të rrëshqasë në shina. Ai është prodhuar nga kompania shtetërore “China Railway Rolling Stock Corporation”, ndërsa kur ecën, pothuasjse nuk dëgjohet fare si dhe kërkon një mirëmbajtje më të ulët në krahasim me trenat e tjerë të shpejtësisë së lartë. Fillimisht modeli i parë i këtij treni ishte prezantuar për mediat në vitin 2019. Kina synon që lidhjen mes qyteteve të saj ta bëjë pikërisht nëpërmjet linjave hekurudhore të shpejtësisë së lartë, me qëllim reduktimin e kohës dhe shpenzimeve të nevojshme për të udhëtuar në vendin me popullsinë më të madhe në botë. Një tren mesatar i shpejtësisë së lartë atje mund të lëvizë me rreth 350 km/ orë.

Burimi: CNN |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania