Emigrimi shton diferencimin gjinor në arsim/ INSTAT: Në shkollat shqiptare ka më shumë femra se meshkuj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2021, 16:32

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajza, si dhe janë ata që që kur rriten emigrojnë më shumë se sa gratë. Diferencimi gjinor vihet re edhe në ciklet arsimore. Teksa në arsimin parauniversitar pjesëmarrja e djemve është më e lartë se e vajzave, ky raport përmbyset në arsimin e lartë ku pjesa më e madhe e studentëve, mbi 60% e tyre janë vajza. Sipas INSTAT, të dyja gjinitë janë diplomuar më së shumti në degët e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit dhe më pas ka një diferencim të ndjeshëm gjinor në fushat ku vajzat apo djemtë kanë studiuar. Shëndeti dhe mirëqenia është preferenca e dytë e vajzave për studime, ndërsa për djemtë janë degët e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit.

Në art dhe shkenca humane ka më shumë vajza të diplomuara rreth 13%, krahasuar me djemtë që përfaqësohen nga vetëm 7% e studentëve. Sakaq arsimtarët janë më së shumti të gjinisë femërore, pasi këtë vit janë diplomuar më shumë se 12% e vajzave në këtë fushë, e vetëm 5% e djemve. Por, djemtë preferojnë të studiojnë e diplomohen kryesisht në teknologji informacioni dhe degët e bujqësisë, ndryshe nga vajzat që këto degë i rendisin në fund.

Pjesëmarrja e vajzave dhe djemve në arsim:

Në arsimin e detyrueshëm : 99,9 % djem dhe 94,2 % vajza.

Në gjimnaz: 96.8% djem dhe 90.1% vajza.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit