LSDM në negociata me Abdulmenaf Bexhetin për kryetar të Tetovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2021, 12:41

Portali në gjuhën maqedonase Plusifno, duke u thirrur në burime të besueshme, shkruan se në zgjedhjet lokale, LSDM-ja dëshiron që në Tetovë, të garojë me kandidat që gëzon respekt te banorët e kësaj komune dhe që mund t’i le nën hije kandidatët e BDI-së, Besës, PDSH-së dhe ASH-AAA-së.

Sipas informacioneve të këtij portali, LSDM-ja po zhvillon negociata me akademikun Abdulmenaf Bexheti dhe biznesmenin Lulzim Destani për t’i kandiduar për kryetar komune në Tetovë. Megjithatë, deri tani nuk ka përgjigje nëse Bexheti dhe Destani do të pranojnë kandidaturën.

Këto informacione janë publikuar pas zërave se BDI-ja ka kërcënuar LSDM-në se mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, nëse Zaev nuk e mbështet kandidatin e “integristëve” në Tetovë që në rrethin e parë. Kryeministri Zoran Zaev, tha se LSDM-ja do ta mbështetë LSDM-në në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, ndërsa bëri të ditur se gjatë kësaj jave do ta takoj kreun e BDI-së Ali Ahmetin. Kryeministri dje informoi se tashmë ka pasur takime me Menduh Thaçin dhe me Bilall Kasamin lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Me Thaçin u pashë para dy-tre javëve, njejtë edhe me Bilall Kasamin, ndërsa deri në fund të kësaj jave duhet të shihem me Ahmetin.

Të gjithë konfirmojmë ndihmë të përbashkët sepse jemi koalicion në nivel qendror, ndërsa do të ishte mirë që kjo të shndërrohet edhe në nivel lokal. Logjikisht, është të paraqitemi si koalicion, pjesa më e madhe do të jenë paraqitje koalicionimi në rrethin e parë, 50 për qind, 25 apo 30 për qind do të ishin në rrethin e dytë dhe diku pas përfundimit të zgjedhjeve do të bëjmë sërish koalicion”, sqaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Skoplje, 17. oktobra 2017 – Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit