Ish-kryebashku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua sëbashku me 8 vartës të tij për shpërdorim parash publike me anë të abuzimit me tenderat lokalë, ka kërkuar lirinë ditën e sotme me anë të një kërkesë drejtuar Gjykatës së Apelit. Ai pretendon se është sëmurë, intolerant dhe alergjik ndaj disa ushqimeve. “Kam sëmundje kardiake, diabet gur në tëmth vuaj nga mushkëritë jam alergjik dhe intolerant ndaj disa ushqimeve. Nuk jam i rrezikshëm, kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore”-ka shkruar ai në kërkesën drejtuar gjykatës, që do të shqyrtohet më 28 korrik.