Ndër momentet më të bukura dhe të veçanta për shumë çifte është edhe propozimi për për martesë. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimeve dhe pritshmërive tona. Diçka e ngjashme i ka ndodhur një të riu në SHBA, i cili teksa i propozoi të dashurës për martesë, është përballur me refuzimin e saj. Ai kishte vendosur që t’i propozonte të dashurës në stadiumin e mbushur plot me tifozë të Massachusetts teksa po luhej një ndeshje bejsbolli, por përgjigja që ka marrë e ka befasuar. Ai shihet duke u ulur në gjunjë dhe me unazën në dorë i propozon për martesë të dashurës. Por ajo nuk ka pranuar dhe është larguar menjëherë nga stadium. Më pas i riu vrapon dhe largohet edhe ai gjithashtu, i zhgënjyer totalisht.