Tenderi 2.8 miliardë lekë i uniformave të policisë, SPAK u ofron dy të arrestuarve statusin e bashkëpunëtorit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.07.2021, 23:33

Një superskandal u bë publik disa ditë më parë në lidhje me tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë. Zyrtarët e arrestuar janë të akuzuar se kanë shkelur barazinë në tenderin e zhvilluar një vit më parë për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 280 milionë lekë të reja, ose 2.8 miliardë lekë. Tenderi u zhvillua gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshi, i cili gjithashtu është nën hetim. Pas aksiont të SPAK në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan 11 zyrtarë, hetuesit po përpiqen që të kthejnë në bashkëpunëtorë disa nga zyrtarët e arrestuar. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se të paktën dy prej të arrestuarve që kanë pasur edhe rol kryesor në tenderin në fjalë, iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit me qëllim për të mësuar më shumë detaje në lidhje me personat e tjerë të përfshirë.

Megjithatë është e paqartë nëse këto përpjekje kanë sjellë ndonjë rezultat, ndërsa Porokuroria ka marrë nën hetim çështjen nën dyshimin se ka persona të tjerë përgjegjës në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese. Sipas SPAK, zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe kanë favorizuar njëri-tjetrin në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin 2.8 miliardë lekësh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit