JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Thriller në Angli/ 27-vjeçari shqiptar braktis BMW-në dhe ia mbath nëpër ara, policia e arreston me helikopter
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/07/2021 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 27-vjeçar shqiptar i quajtur Esmerald Xhafa, ka rënë në prangat e policisë për shkak se në makinë iu gjetën dy kuti kartoni me më shumë se 15 kg kanabis; 273 paund si dhe një listë emrash të shkruar me shkrim dore. Në momentin që është ndaluar nga policia, 27-vjeçari ia ka mbathur në këmbë një një fushë duke braktisur automjetin e tij tip "BMW". Më pas policia e ka ndjekur me helikopter për disa orë me radhë. Gjithashtu gjatë kontrollit në bënesë, atij iu gjetën edhe 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo, të cilën e kishte përshtatur pikërisht për këtë punë. Fillimisht ai u munduar të mohonte akuzat e policisë, por gjykata vendosi ta dënojë për të dyja akuzat atë të kultivimit dhe trafikut të lëndës narkotike.

Burimi: thestar.co.uk |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania