JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksidenti me pasojë vdekjen në aksin Rubik-Rrëshen, pamjet e para nga ngjarja e rëndë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/07/2021 19:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këto janë pamjet e rënda të fiksuara gjatë aksidentit tragjik në Mirditë, ku nga përplasja e autobusit me një makinë tip “Land Rover” ka mbetur i vdekur drejtuesi i kësaj të fundit. Në pamjet e siguruara nga JOQ shihen dëmet shumta të shkaktuara te makina “Land Rover” si pasojë e përplasjes së fortë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar. Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .