Mbrëmjen e sotme Policia e Shkodrës ka arrestuar biznesmenin e njohur në qytet, Isuf Isufi. Kujtojmë se në vitin 2019 Isufi ka qenë zv.president i Vlllaznisë, kohë kur ky klub drejtohej nga një kompani italiane. Burime për mediat bëjnë me dije se biznesmeni lëvizte me armë në qytetin e Shkodrës dhe pas një kontrolli në banesë policia i ka gjetur një armë tip pistoletë pa leje. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë. Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili vitin e kaluar plagosi me dy plumba shtetasin Gëzim Bici dhe më pas armën e hodhi në lumin Buna.
