Ditën e djeshme Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.Mesditën e sotme Partia Demokratike ka shpallur listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. PD ka bërë të ditur emrat e 300 anëtarëve, të cilët do të jenë në Këshillin Kombëtar për 4 vitet e ardhshme. Vihet re se në listë nuk është shpallur fituese Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Nga ana tjetër në listë nuk mungojnë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi.












