Hotelet me 5 YJE të Dhërmiut/ Turistët e huaj të tmerruar i fundosin me përshtypjet e tyre: Llumi!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.07.2021, 19:10

Turizmi në Shqipëri mbahet nga të huajt. Dhe padyshim që kushdo që shkon në një vend si Shqipëria, apo kudo tjetër, përveç kërkimit të informacionit mbi vendin, zgjedh edhe një hotel të përshtatshëm për të fjetur sipas buxhetit. Reviews e të huajve nën hotelet shqiptare janë po aq komike aq sa edhe informacion-dhënëse përsa i përket nivelit në të cilin renditet një hotel pavarësisht yjeve që ka. Një review i keq nga turistët e huaj, të prish të gjithë imazhin e të fundos klientelën, pasi kjo është gjëja e parë që sheh dikush kur mendon të zgjedhë se ku do i shpenzojë ditët e pushimit.

Dhërmiu është një nga destinacionet më të vizituara nga turistët shqiptarë e të huaj dhe është padyshim një nga atraksionet më fitimprurëse të vendit përsa i përket sezonit të verës. Hotelet në Dhërmi janë pothuajse të gjithë të rangut të lartë, me disa yje e në pamje të parë me kushte të shkëlqyera, por siç thotë ajo shprehja: “Ligjin e bën i huaji, jo i joti”, do të lexojmë disa nga reviewt “jo nga ato që të mbajnë me hatër”, në TripAdvisor dhe Booking të pushuesve të huaj dhe shqiptarë në hotelet shqiptare në zonën e Dhërmiut, hotelet e destinacionit të cilit do të marrim në analizë sot me 5 yje duke përfshirë të gjitha përshtypjet e atyre që kanë pushuar aty. Disa prej hoteleve me 4-5 yje në Dhërmi janë Splendor Hotel & SPA, Hotel Morina Palace, Hildon Eco Hotel, Empire Beach Resort. Le të shohim disa prej review për ato çfarë i mungon këtyre hoteleve dhe a ia vlen të quhen të tillë.

  • Ky NUK është hotel me 5 YJE
Kam qëndruar 2 net në shtator 2020 dhe prisja shumë më tepër. Nga jashtë, në shikim të parë, hoteli duket shumë bukur, por fatkeqësisht ata nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë “menaxhim”. Së pari, rruga për të arritur në hotel është e tmerrshme, ju duhet një 4×4 nëse nuk doni të dëmtoni makinën tuaj. Nuk e kuptoj pse nuk i riparojnë gropat, një hotel i shtrenjtë është në fund të rrugës dhe askujt prej tyre nuk i plas. Së dyti, garazhi është i tmerrshëm, rrjedh ujë, nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të gjithë klientët. Mund të parkoni jashtë në rrugën kryesore ose përpara hyrjes kryesore të hotelit siç bëjnë disa nga makinat e mëdha (dhe me këtë e bëjnë të vështirë për mysafirët të hyjnë në këmbë, sidomos nëse jeni me fëmijë dhe keni të gjithë bagazhet tuaja të plazhit me vete. Por përsëri, hotelit nuk i plas për këtë). Së treti, dhoma ishte në rregull, pamje e bukur, ballkon i bukur, dyshekë dhe jastëkë të rehatshëm, llamba nate që janë të rralla në Shqipëri (Ironizon: Askush nuk lexon më para gjumit). Nga ana tjetër, nuk ka asnjë shishe ujë falas (të paktën as ajo mikpritëse edhe nëse nuk ofrohet çdo ditë), pa ofrues çaji/kafeje. Në banjë, kishte një tharëse flokësh, peshqirë, pantofla, sapun dhe xhel dushi. Asnjë komplet shapkash apo furçash. Së katërti, ditën e parë teksa isha duke ngrënë mëngjesin, dikush hyri në dhomën time, mori një kanoçe Coca Cola, e piu atë dhe e hodhi në koshin e plehrave. Nuk ishte stafi i pastrimit... apo jo? Kur e raportova këtë, stafi i hotelit m’u përgjigj: Asgjë nuk ju ka humbur, apo jo? Jo, por nuk ishte ky qëllimi. Ata nuk e kuptuan pse isha e mërzitur dhe disi më premtuan se do të kontrollonin kamerat e sigurisë. Sinqerisht mendoj se nuk mund ta bënin këtë pasi dyshoj nëse sistemi i sigurisë funksionon. Në fund, më thanë se asnjëra nga vajzat pastruese nuk hyri dhe nuk e kishin idenë se çfarë ndodhi. "Por asgjë nuk po humbi, apo jo?" E fundit, duke pasur këtë përvojë të keqe, prisja që hoteli do të më ofronte një kompensim, të paktën një kafe falas. Jo, në fund të fundit, ata më faturuan me çmime të plota, madje edhe një kafe dhe ujë të porositur nga lokali, duke paguar me kartë, ka 2% shtesë. Padyshim që nuk do të hyj më në atë hotel dhe nuk ia rekomandoj askujt. Por gjithsesi, mendoj se atyre thjesht nuk u plas... Një pushuese e Splendor e cila nuk ka mbetur dhe aq e kënaqur, shkruan në Trip Advisor se ky hotel nuk e meriton të quhet me 5 YJE.

Parkimi është problem serioz- Hoteli ka një vendparkimi në garazhin nëntokësor, por jo kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë klientët. U detyruam të parkonim në rrugë dhe makinën e gjetëm të gërvishtur një ditë më pas. Dhe përveç kësaj, hoteli nuk është një hotel i vërtetë me 5 yje, shkruan Eli nga Italia, e cila ka qëndruar çift për tre net në një dhomë me krevat dysh më pamje nga mali, në Booking.

  • Kamarierë joprofesionistë
Kamarierë joprofesionistë në restorant. Dukej sikur s’donte të na shërbente. Gjithashtu darka fillon të hapet në orën 8 pasdite, shumë vonë-shkruan Natrada nga Tajlanda, që ka qëndruar në këtë hotel në Qershor në 2021, në një suitë me pamje nga deti, çift.

  • Për gjynah
"E prenotova këtë hotel për të qëndruar për muajin tim të mjaltit, por ishte shumë zhgënjyese.... Ushqimi (mëngjesi) ishte i ftohtë. Vajza e recepsionit ishte shumë e pasjellshme. I kërkova të ndërroja dhomë sepse kam paguar një dhomë me pamje nga deti dhe kam marrë një dhomë me dritare të zeza. Gjithashtu, kërkova të ndryshoja dhomën sepse presioni i ujit në dush ishte shumë i ulët dhe ajo po qeshte me mua... Një gjë tjetër e rëndësishme për mua është se të gjitha këto që përmenda më lart ua shkruajta me mesazh në Facebook dhe nuk mora asnjë përgjigje..."-shkruan dikush nga Maqedonia e Veriut.

  • Ky nuk mund të jetë hotel me 5 YJE!
"Sjellja e recpesionistëve ishte shumë e keqe. U thashë që do shkoja në dhomë dhe do kthehesha të paguaja. Ata refuzuan dhe më kërkuan paratë para. Dhe më vonë e kuptova se kishin standarde të ndryshme për dhomat, kualitet miserabël për një hotel me 5 yje".- shkruan Narcisiu nga Rumania që ka qëndruar 7 net në një dhomë standarde.

"1-Muzika në plazh jashtëzakonisht e lartë, është e pamundur të pushosh. Më shumë i përngjan një klubi nate se sa një hoteli me 5 yje. 2.Tualeti mban një erë të padurueshme. 3.Tre rreshtat e parë të shezlongëve nuk janë pa pagesë, duhet të paguash 20-40 euro në ditë. 4.Djali që merrej me shezlonget na lëvizi dy herë nga vendi ku po qëndronim dhe na tha se shezlongët ishin rezervuar nga dikush që as nuk po qëndronte në hotel. 5.Dhoma pa asnjë dyshim nuk i meriton 5 yje".-shkruan dikush nga Turqia që ka qëndruar çift për 4 net.

"S'kishte internet në dhomë, vetëm tek recepsioni. Mëngjes i vakët (kafja dhe uji nuk janë falas), bari në plazh dhe interneti aty (e anuluan në mes sepse ishte fund sezoni, por kjo nuk ishte korrekte, duhet të kishin lënë gjithçka deri në pund të pushimeve). Nuk ia vlen për çmimin".-shkruan Vancho nga Maqedonia e Veriut që ka qëndruar 7 net në Shtator të 2020, në një dhomë Delux me ballkon dhe pamje nga deti.

  • Hoteli më i keq ku kam qëndruar ndonjëherë
"Ky hotel duhet të mbyllet përfundimisht. S'e kanë idenë si menaxhohet. Mëngjes i tmerrshëm. Dhomat të pist, pa internet. Kishte myk në banjo, ndërsa stafi ishte i paaftë"-, shkruan Endi nga Norvegjia që ka qëndruar 3 net në një dhomë Delux me ballkon dhe pamje nga deti.

  • Zhgënjyese
Kishte qime kudo në dysheme, peshqirë, robdeshamber të klientëve të mëparshëm. Dhoma kishte vetëm një çelës, askund në dhomë nuk ishte specifikuar kodi i internetit. S’kishte kartë hoteli, kafeja aspak e shijshme, klientët pinin cigare në restorant, gjë që është e gabuar. Ishte e vështirë të hapje derën e ballkonit në dhomë, dalja nga parkingu ishte e pakuptueshme. Dushi punonte me vështirësi dhe kondicioneri duhet të ndizet 1 orë para se të vijë klienti. Duhanpirja është disavantazh pasi vinte tymi tek ballkoni, do ishte i përshtatshëm xhami i zi në derën e ballkonit.”-shkruan Tetiana nga Republika Çeke, e cila ka qëndruar një natë në Korrik të 2021, në një dhomë me pamje nga pishina dhe deti.

  • Shumë i shtrenjtë dhe shumë i mbivlerësuar. I pakënaqur dhe i zhgënjyer
Nuk ka shërbim dhome 24/7 ashtu siç pretendohet kur morëm dhomën. Nuk kishte as telefon në dhomë për të marrë recepsionin. Kur i thamë që të na shërbenin pije dhe snacks na thanë që nuk është e mundur. Sjellje dhe qasje shumë e keqe për një hotel me 4 yje. Menuja për drekën dhe darkën është e njëjta dhe shumë e limituar. Nuk ke se çfarë të zgjedhësh. Përveç kësaj, kur porosita fileto pule ma sollën të pa skuqur, ndërsa partneri im gjeti një copë sfungjer enësh tek makaronat. Koha e pritjes në restorant është shumë e gjatë edhe kur nuk ka shumë njerëz. Mëngjesi nuk kishte ndonjë variacion të madh dhe nuk ishte i ngrohtë. Na u desh ta hanim vezën dhe salsiçet të ftohta. Tek pishina nuk ka shumë shezlonge kështu që të duhet të presësh derisa të lirohet një në mënyrë që të shkosh aty për të marrë rreze dielli. Nëse e shikoni pjesën nga plazhi para të hotelit nuk ka lidhje me fotot që reklamojnë dhe do ju bashkëngjis të miat. Nuk do ua rekomandoja dhe nuk do rikthehesha këtu, pasi është shumë shtrenjtë bazuar në ato ]farë hoteli ofron. Menaxhimi duhet t’i shikojë probleme të tilla dhe të mos i gënjejë të ftuarit e tyre. Shpresoj që kjo review të shërbejë që dikush të mos përjetojë të njëjtën eksperiencë si unë gjatë qëndrimit këtu.

  • Nuk ia vlen për çmimin që paguhet, dhe çmimet që kanë tek bari nuk justifikohen për shërbimin që jepet
"Kam udhëtuar shumë dhe kam qenë në shumë hotekle në botë, por EMPIRE ka standarde shumë miserable, për atë çfarë e heq veten. Për mendimin tim është hotel me 3 yje, por shërbimi i përgjithshëm është i mjerë. Hoteli nuk e di ende se çfarë do të jetë, nga njëra anë i ka çmimet sikur të jetë hotel me 5 yje dhe në tjetrën ka një shërbim shumë të keq. Jo se e urrej këtë hotel por nëse do të kishte çmime të një hoteli me 3 yje dhe do e hiqte veten si i tillë, mund t’ia kishte vlejtur. Në këtë gjendje që është nuk ua rekomandoj pushuesve të tjerë. -Nuk ishte i pastër, jorgani ynë kishte njolla gjaku dhe ikëm nga hoteli menjëherë pasi pamë këtë. -Stafi i hotelit është i pasjellshëm dhe jo mikpritës -Shumë i shtrenjtë për atë ]farë ofron (një mojito 9$) -koka e dushit ishte e thyer kur erdhëm në dhomë -Banja kishte një erë të rëndë në mënyrë të vazhdueshme -Ky hotel kishte edhe fëmijë, (unë i dashuroj fëmijët) por ju lutem mos bëni konstatime të tilla sepse mund të jetë faktor për klientët e tjerë -S’ke ]farë të bësh darkave, nuk mund të shkosh në këmbë nga hoteli në bare nate -Ka punime që nga ora 7 e mëngjesit e deri në 10 të darkës. Punonjës ndërtimi vërdallisen në hotel dhe qartazi duket se nuk ka përfunduar së ndërtuari. -Ushqim i ftohtë dhe i ndenjur -S’kishte hekur në dhomë apo në hotel -Dushi është i hapur, pa derë"-shkruan Ariel nga Kanadaja, i cili ka kaluar 2 netë çift në këtë hotel, me pamje nga deti dhe pishina në qershor të 2021.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit