“Festim kokëlopa merrte 15 mijë euro”/ Të penduarit e drejtësisë: Ish-policët garantonin trafikun nga toka e deti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2021, 13:02

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me bandën e trafikut të drogës, ku lideri ishte Ilirjan Duçellari i njohur si “Lani” ndërsa kishte lidhje me ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, dhe ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i njohur si “Festim kokëlopa”. Sipas "BW" të penduarit e drejtësisë kanë treguar se Ilirjan Duçellari kishte garanci dhe lidhje të forta në Policinë e Vlorës për të kryer aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Donial Drolli, dhe veprimet hetimore të kryera, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi (Lani) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha. Sipas tyre, Balla ishte një ndër mbështetësit kryesor dhe garantonte çështjen e trafikut të drogës. Madje, në një moment, sqaron i penduari, Balla u transferua nga Policia e Vlorës në atë të Dibrës, duke bërë që të kishte dhe një lëkundje në aktivitetin kriminal.

Nga ana tjetër, në dosjen e SPAK zbulohet edhe roli i ish-nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili sipas të penduarve të drejtësisë, merrte shuma të mëdha parash nga trafikantët.

“Në kohën që ka ndodhur vepra penale, se bëhet fjalë për trafik droge të ndodhur në 2014-2017, Festim Lelaj ndodhej në Drejtorinë e Kufirit. Sipas të penduarve, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut dhe në përgjime atë e cilësojnë si “Festim kokëlopa”. Sipas tyre, ai ishte një person që merrte para hapur nga trafikantët. Festim Lelaj ka një tjetër dënim mbi supe për përfshirjen në trafikun e 2.5 tonë droge drejt Italisë. Kjo është akuza e dytë zyrtare. Sipas të penduarve, ai merrte shuma të konsiderueshme parash, sipas të penduarve. Këta të fundit nxjerrin edhe emra të tjerë zyrtarësh të implikuar dhe flasim për të dhëna alarmante, se si zyrtarë të ndryshëm ishin të përfshirë në çështjet e trafikut të drogës, duke pranuar para nga trafikantët, që t’i linin ata të qetë për të trafikuar sasi të mëdha droge”, raporton gazetarja Lala, duke iu referuar dosjes së SPAK.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit