Anëtari i PDK-së dhe ish Ministri Blerand Stavileci, ka thënë se Memli Krasniqi është një ndër kuadrot më të mira në këtë parti.
Në Konventën zgjedhore që po mbahet në PDK, ka folur edhe Blerand Stavileci, i cili ka thënë se kjo parti po kalon periudhë të vështirë.
“PDK është një parti shtet formuese, e cila ka qenë shumë herë fituese e zgjedhjeve. Viteve të fundi kjo parti ka kaluar periudhë të vështirë, sidomos pas shkuarjes në Hagë të dy liderëve, Thaçi e Veseli”, ka thënë ai.
Tutje Stavileci ka folur për Memli Krasniqin, të cilin e konsideron të duhurin për ta udhëhequr PDK’në.
“Memli është njëri ndër kuadrot më të mira më të përgatitura, është rritur në PDK dhe thuajse nga fillimi. është që 17 vite në PDK dhe nuk është pak. Konsiderojmë që momentin që po kalon PDK, është një prej kandidaturave më të duhura, i cili mund ta bëjë shumë mirë bashkimin e gjeneratës së re me të vjetër”, ka thënë në fund ai.
Në pjesën tjetër të Konventës pritet që Memli Krasniqi të zgjidhet kryetar i PDK’së.
