Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, është një nga personat e arrestuar në operacionin “Shpirti”, i ndërrmarë nga antimafia italiane dhe SPAK. Lelaj nuk është një emër i panjohur për drejtyësinë shqiptare, pasi në vitin 2017 akuzohej për veprën penale të ‘trafikimit të narkotikëve’ në episodin e 2.5 tonëve kanabis, për të cilin vetëm pak javë më parë, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Lelaj akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.
Por, paradoksi i gjithë kësaj situate qëndron tek fakti se, pasi ishte dënuar, Lelaj ishte shpallur në kërkim nga policia e shtetit, e cila e kërkonte në çdo cep të vendit, por që nuk e gjente dot, ndërkohë që ai ka qenë në Vlorë, duke shijuar ‘lirinë’. Fax mëson se Lelaj, kur ka pikasur se SPAK ka shkuar për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës për t’i shpëtuar arrestimit, por pasi është hedhur ka pësuar një frakturë në këmbë. Pas kësaj është kapur dhe është dërguar për në spital.

Foto ilustruese