JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tenderi “plot njolla” i Blendi Gonxhes, që s’di nga ta kapësh më parë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28/06/2021 19:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Blendi Gonxhja ka dalë shpesh në media së fundmi duke u mburrur se gjoja po përdor një dorë “të hekurt” ndaj makinave me probleme gjatë procesit të kontrollit teknik. Por për habi duket se kjo “dorë e hekurt” e pretenduar e tij, është “e këputur fare” kur vjen rasti tek tenderat që organizon vetë institucioni i drejtuar prej tij. Një ndër rastet më flagrante është edhe ky që po ju paraqesim në vijim.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka organizuar tenderin me numër reference REF-96310-05-24-2021 me objekt ”Rikonstruksion për Qendrat e Kontrollit Teknik Tirana 1 dhe Tirana 2”. Pa i hyrë fare faktit nëse ishte apo jo i nevojshëm rikonstruksioni, vihet re një “çorbë” e vërtetë në lidhje me mënyrën se si është dhënë tenderi. Kështu shikohet se kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën “garë” plot 7 kompani, nga të cilat 2 kanë ofruar vlerën zero. Po pse dreqin kanë hyrë në garë kur kanë ofruar zero lekë? – do të pyesnit ju me të drejtë. E pra, kjo është një përgjigje që mund ta japë vetëm Blendi.

Ndërkohë nëse analizojmë 5 firmat e mbetura, shikojmë se 4 prej tyre kanë ofruar vlera mjaft të përafërta, një fakt ky tepër i dyshimtë sipas praktikave ndërkombëtare të tenderave. Dhe ëmbëlsira për në fund, firma që ka ofruar më pak nga të gjithë është skualifikuar. Gallatë apo jo? Me siguri po, nëse marrim vesh se kjo firmë ka ofruar jo pak por gati 120 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa të tjerët. Po kush u shpall fitues? Bëhet fjalë për bashkimin e firmave “ED KONSTRUKSION” & “ARKONSTUDIO” & “VIANTE Konstruksion” me vlerë të ofruar 100.655.681 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Për më tepër, kjo vlerë është sa 95.98% e fondit limit të tenderit. Ka lezet apo jo?