Para pak ditësh në aksin rrugor Fier-Vlorë ndodhi një aksident tragjik ku familja Gushi me katër anëtarë u shua e tëra. Familjarët e tyre mes lotësh dhe trishtimi shprehen se ditën e nesërme në orën 18:00 do të organizojnë një protestë. Gjatë një emisioni televiziv familjarët thanë se kjo protestë do të jetë për të kërkuar drejtësi.