Ndonëse agresiviteti i Covid në rang global ka rënë pak, shtetet po mundohen që vaksinimi të vazhdojë. Mirëpo ka nga ata shtete që procesin e vaksinimit e kanë lidhur me sanksione të ashpra. E tillë është situata për qytetarët në Filipine, të cilët janë kërcënuar nga presidenti Rodrigo Duterte se do të burgosë cilindo qytetar që refuzon të marrë vaksinën kundër koronavirusit. “Ju zgjidhni, ose vaksinohuni ose do t’ju burgos”- deklaroi ai në një intervistë për mediat. Deri më tani në Filipine kanë marrë doza kundër Covid 2,1 milion qytetarë. Sakaq deri më tani janë raportuar 1,3 milion raste dhe 23,000 viktima nga Covid-19.
Burimi: Reuters |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania