Merrej me kokainën në Gjermani e Zvicër/ Si u arrestua ‘Çimi i Rizait’ pas aplikimit për kartë identiteti?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2021, 18:28

Më herët gjatë ditës u njoftua se policia ka shkatërruar një grup shqiptar të trafikut të kokainës ku dy drejtuesit e grupit janë në vendin tonë. Njëri prej 'kokave' të këtij grupi është shtetasi Ndriçim Harka punonjës i zjarrfikëses në Bashkinë Tiranë. "OraNews" ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me hetimet e bëra për zbulimin e këtij grupi trafikantësh të drogës. Fillesat e hetimit nisin në 2015. Më 7 janar 2015 kishte nisur hetim në kantonin Valisi Zvicër, ndaj Florian Moko për trafik kokaine. Para hetuesve zviceranë Elton Meta ka pranuar se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës dhe se sipas tij një shqiptar i quajtur “Qimi” ose “Gimi” organizonte trafikun e kokainës nga Shqipëria.

Prokuroria ka zbuluar më pas se bëhej fjalë për Ndriçim Harkën i cili njihej edhe si Shkëlqim Haka ndërsa disa të tjerë e thërrisnin "Çimi i Rizait", pasi Riza e kishte emrin babai i tij.

Dosja e zjarrfikësit të Bashkisë Tiranë, Ndriçim Harka:

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, duke vepruar në mënyrë të fshehtë ka ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike, droga të forta të llojit kokainë dhe heroinë, duke përdorur dhe paguar persona të tjerë, si shtetas shqiptarë ashtu edhe të huaj, ndërkohë që vetë si persona organizatorë të këtij trafiku qëndronin në hije duke i shpëtuar kështu goditjeve nga organet ligjzbatuese"thuhet në dokumentin e urdhërndalimit të firmosur nga prokurori Bledar Valikaj dhe mban datën 21 qershor 2021

Kokaina për Tony

Fillesat e hetimit nisin në 2015. Më 7 janar 2015 kishte nisur hetim në kantonin Valisi Zvicër, ndaj Florian Moko për trafik kokaine. Në fund të muajit prill përgjimet telefonike zbuluan se Moko do të siguronte një ngarkesë të madhe kokaine në mbështetje të një shtetasi shqiptar të quajtur “Tony” i cili sapo kishte mbërritur në Zvicër.

Më 5 maj 2015 në makinën që drejtohej nga një shtetas gjerman u sekuestruan 3 kg kokainë, e paketuar në tre pako 1 kg, me pastërti 20% . Së bashku me shtetasin gjerman Michael Schmiedel, u arretua dhe “Tony” Elton Meta, të cilët po dilnin së bashku nga një kafe e po shkonin të merrnin kokainën në makinë. Më pas u ndalua dhe Ilir Shella, personi i cili do të merrte drogën dhe do ta ruante në banesë për tia transportuar më pas Florian Mokos. Kur iu kontrollua banesa Florianit i gjetën 500 gr kokainë dhe një shumë prej 15 mijë frangash të fshehura në divan, raporton Ora News.

Si u rekrutua shoferi gjerman

Në dosje është dhënë dhe dëshmia e shtetasit gjerman Michael Schmiedel, i cili ishte shoferi i makinës ku u sekuestruan 3 kg kokainë. Ai ka pranuar në polici se ishte rekrutuar në 2014 në një diskotekë të Gjermanisë. Personat i kishin propozuar se do fitonte 1 mijë euro nga transporti midis Gjermanisë e Zvicrës. Dy muaj më vonë në korrik apo në gusht Schmiedel mori një sms ku e udhëzonte që të merrte një shtetas në Berlin dhe ta çonte me makinë në Frankfurt. Kur mbërriti në atë qytet Schmiedel la makinën e tij tek një i panjohur dhe pas disa orësh e mori dhe u kthye. “Ai thotë se ka vepruar 6 herë në këtë mënyrë duke menduar se transportonte para dhe jo drogë. Më 5 maj 2015 kur dhe u arrestua ishte takuar me Elton Meta në një kafe, në Monthey/ Zvicër” thuhet në dokumentin e urdhërndalimit të siguruar nga Ora News.

“Tony” shqiptar zbuloi skemën

Para hetuesve zviceranë Tony ka pranuar se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës dhe se sipas tij një shqiptar i quajtur “Qimi” ose “Gimi” organizonte trafikun e kokainës nga Shqipëria. “ Në Shqipëri Gimi punon me dy persona me origjinë shqiptare të cilët janë në nivel më të lartë se Gimi. Iliri ( Ilia Shella dhe Gimi) janë miq prej kohësh, kanë punuar bashkë në Greqi. Ai punonte në emër të dy shtetasve të tjerë shqiptarë që banojnë në Tiranë” mësohet të ketë dëshmuar Tony, raporton Ora News.

Si do dorëzohej kokaina për 3500 euro

Gjatë dëshmisë Elton Meta ka treguar se personi që e identifikonte si Shkëlqim Haka, (Gimi) 40 vjeç I kishte premtuar 3500 euro për të marrë kokainën për tia dorëzuar Ilir Shella. Ky i fundit do tia jepte shtetasit Florian Moko përgjegjës për ta shpërndarë në Zvicër. Ai është takuar me shtetasin gjerman në një kafe, dhe në momentin kur po merrte kokainën nga makina e gjermanit ka ndërhyrë policia.

“Gimi” ose “Qimi”

Hetuesit zviceranë zbuluan se “Gimi” Ose “Qimi” ka koordinuar veprimet e shtetasve të lartëpërmendur për trafikimin e lëndës narkotike të kokainës nga Shqipëria për në Zvicër” thuhet në dokumentin e prokurorisë. Kështu më 21 maj 2015 Prokuroria e kantonit Valias Zvicër regjistroi procedimin penal ndaj Gimit me qëllim identifikimin e rolit të tij në këtë trafik kokaine mes Zvicrës e Shqipërisë. Për këtë arsye u bë dhe kërkesa për regjistrim të procedimit penal në Shqipëri me qëllim hetim paralel të këtyre shtetasve në Shqipëri. Autoritetet zvicerane kërkuan identifikimin e numrave telefonikë shqiptarë dhe rezultoi se ato I përkisnin akuzohen Etmond Merja e Ndriçim Harka.

Hetimi në Shqipëri

Më 6 qershor 2016 në prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për veprën penale trafik i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim.Ky procedim u regjistrua pas kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet zvicerane, si një hetim paralalel për fakte kriminale ku ishin përfshirë shtetas shqiptarë me vendbanim në Shqipëri.

Kurthi

Nga kompanitë telefonike u kërkua identifikimi I dy numrave telefonikë të cilët më pas rezultuan se njëri i përkiste Ndriçim Harka e tjetri Etmond Merja, kunati I tij. Më pas është kërkuar verifikimi I numrave në sistemin elektronik të policisë së shtetit. Ka rezultuar se Harka kur ka aplikuar për kartë identiteti ka dhënë numrin që ishte në përgjim dhe ishte identifikuar nga autoritete zvicerane. Karta e identitetit i është dhënë më 25 shkurt 2021. Ndërkohë Etmond Merja rezulton të ketë dalë nga territori shqiptar prej 9 gusht 2018 nga Kapshtica dhe qëndron në Selanik të Greqisë.

Qimi apo Ndriçimi?

Shqiptari Elton Meta i arrestuar në Zvicër për trafikun e drogës ka përmendur emrin Shkëlqim Haka, por prokuroria ka dorëzuar prova që vërtetojnë se personi në fjalë është Ndriçim Harka. Këtë e konfirmon dhe nga fakti se në aplikacionin Truecaller” , ai quhej “Çimi i Rizait” që përkonte me emrin e të atit.

Si përfundim mbështetur në sa parashtruam më sipër, ekzistojnë dyshime të forta të mbështetura në prova se Ndriçim Riza Harka, është personi i etiketuar prej hetimeve të kryera nga autoritetet zviceriane si "Gimi" ose "Qimi", dhe është përgjegjës opër organizimin e të l;ëndës narkotike, të llojit kokainë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicërthuhet në dokumentin e urdhërndalimit të firmosur nga prokurori Bledar Valikaj dhe mban datën 21 qershor 2021 siguruar nga Ora News

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit