Një 14-vjeçar në Itali ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas tre muajsh beteje të ashpër me pasojat që i pati lënë Covidi. Adoleshenti i quajtur Mario Ruocco humbi jetën në spitalin Baggiovara në Modena. Djali ishte transferuar në Boggiovara pasi ishte shtruar në spital, në muajin mars, në Sant’Orsola në Bolonjë, një qendër referimi pediatrike për rastet Covid në Emilia-Romagna. Ai është një nga viktimat më të reja të shaktuara nga Covid dhe ajo që ka shtuar habinë te mjekët ishte fakti se i riu ishte negativizuar, por nuk arriti t’i mbijetonte ndërlikimeve që pati. Në muajt e fundit, 14-vjeçari nuk pati dalë kurrë nga kujdesi intensiv ndërsa më 8 qershor, ai u transferua në Baggiovara.

Në lidhje me humbjen e madhe të 14-vjeçarit, ka reaguar edhe presidenti i rajonit Stefano Bonaccini, i cili ngushëlloi familjarët e të riut. “Lajmi të shokon. Përballë një dhimbjeje që është e vështirë edhe të imagjinohet, ne shprehim afërsinë tonë më të thellë me familjen. Mendimet e përzemërta të të gjithë komunitetit rajonal shkojnë tek ata dhe në kujtesën e të riut ”- ishte ky mesazhi ngushëllues i Bonaccini-t.
Burimi: ilrestodelcarlino.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania