Një ditë më parë Admir Tafili u transferua nga burgu i Burrelit për në Tiranë ku u mor në pyetje nga SPAK. Ai ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili. Gjatë ditës së djeshme ai u pyet nga dy prokurorë të SPAK ndërsa seanca vijoi edhe ditën e sotme. Në dëshminë e tij, mësohet se Tafili ka sjelllë fakte tronditëse për ngjarje kriminale të ndodhura vitet e fundit dhe përgjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës. OraNews raporton se sot Tafili ka deklaruar se ekzekutori i babait të tij është Prelë Pjetrushi, ish-punonjësi i policisë së Shkodrës duke u shprehur se ka prova, por jo emra konkretë. Si këmbim për dëshmitë e tij, Tafili kërkon që të rihapen edhe njëherë hetimet në lidhje me vrasjen e babait të tij në vitin 2000.
Kujtojmë se Tafili akuzohet edhe se drejtonte nga burgu një grup të strukturuar kriminal i përbërë nga Alfred Qefalia nga Tirana, Kristi Pine nga Elbasani, Aleksandër Gora nga Pogradeci dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim. Gjithashtu Tafili është dënuar me dy burgime të përjetshme dhe 22 vite burgim për vrasjen në tentativë kundër ish-shefit të Krimeve, Prelë Pjetrushi.
