Alioski: Incidenti me Arnautoviç u sqarua pas ndeshjes, janë normale tensione të tilla

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.06.2021, 02:23

Maqedonia e Veriut e nisi me humbje ndeshjen e parë në Euro 2020 kundrejt Austrisë. Skuadra debutuese humbi 3-1, por përveç rezultatit një episod që mori vëmendje nga mediat dhe tifozët ishte pikërisht momenti kur sulmuesi austriak Arnautoviç shpërtheu në të shara ndaj Ezgjan Alioskit pasi shënoi gol ndaj maqedonasve. "Të q**** mamanë shqiptare"– ishte kjo fraza e thënë nga Arnautoviç. Në lidhje me incidentin futbollisti shqiptar foli për Tch ku sqaroi atë që ndodhi. Alioski tha se në ndeshje të tilla është normale të ketë tension, por e rëndësishme sipas tij ishte fakti se incidenti u sqarua pas ndeshjes dhe se Arnautoviç i kishte kërkuar falje.

Alioski u shpreh:

Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair. Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka. Në çdo ndeshje që luaj, unë dua të bëj më mirë se takimi paraardhës. Nuk kam qenë në maksimumin tim dhe mund të bëj më mirë, por në tërësi bëmë një ndeshje të mirë. U mbajtëm mirë për 75 minuta dhe do ishte mirë të merrnim një barazim, megjithatë kemi ndeshje sërish dhe duhet të ndryshojmë menjëherë. Unë kurrë nuk e humb besimin dhe shpresoj që edhe ekipi të vijojë të besojë, pasi kjo është kryesore në një garë. Me Ukrainën duhet të shkojmë me besim për të fituar dhe jam i sigurt që mund të bëjmë mirë, siç kemi bërë edhe ndaj Gjermanisë, apo Austrisë për 75 minuta. Shpresoj marrim 3 pikë ndaj Ukrainës, që të luajmë një finale ndaj Holandës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit