Votimi për kreun e Partisë Demokratike është mbyllur zyrtarisht. Rreth 75 mijë anëtarë të PD-së kanë pasur mundësi përgjatë ditës së sotme të votojnë për kryetarin që do të udhëheqë në vazhdim Selinë Blu.
Në garë kanë qenë katër kandidatë:
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur edhe disa pakënaqësi nga Shehaj dhe Harxhi, të cilët kanë denoncuar parregullsi në zgjedhje. Në votimin e sotëm ka marrë pjesë edhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka përsëritur edhe njëherë deklaratën e tij që nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.