Plas sherri mes policit dhe qytetarit/ I riu: E qëllova se më tha “o b*thq*r më shkele këpucët, i kam blerë 200 euro”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.06.2021, 17:11

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një 26-vjeçar ka goditur një polic. I riu u përplas me policinë teksa po ndiqej prej tyre, por ai pretendon se goditi njërin nga oficerët pasi ai e shau. Burime bëjnë me dije se shtetasi me iniciale A.L. qëlloi policin, pasi ky i fundit mësohet t’i ketë thënë “o b*thq*r më shkele këpucët që i ka blerë 200 euro”. Por ky version i të akuzuarit nuk konfirmohet nga policët e tjerë pjesë e grupit të kontrollit që këmbëngulin se e ndaluan gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj dhe i riu u shoqërua në komisariat për kundërshtim të forcave të rendit.

“Rreth orës 16.00, në rrugën “Reshit Petrela”, pranë një supermarketi morëm informacion nga një qytetar që në mes të pallateve tre persona po konsumonin drogë”,-dëshmon oficeri i policisë me inicialet A.K., i moshës 30 vjeç.

Në raport shërbimi, thuhet se më pas patrulla e “Shqiponjave” është afruar në vendin ku u kallëzua. Aty u konstatuan tre shtetas, mes tyre edhe i dyshuari në fjalë.

“Në vendin ku qëndronin ata të tre, kishte një erë si ajo e kanabisit dhe ndaj kërkuam të ushtronim kontroll fizik, madje duke iu shpjeguar edhe arsyet e kontrollit fizik”,-deklarohet në dosje.

Por i dyshuari ka kundërshtuar, thotë polici, duke shtuar: “Jam përdorues dhe hashashi mu bëftë shëndet”. I dyshuari ka vijuar të përplaset më pas me oficerët, duke pretenduar se ishte poshtë shtëpisë dhe e shikonin prindërit.

“Nuk keni ç’më bëni, jam gangster, do ta shikoni çfarë do t’ju bëj sonte, mbajeni mend. Unë kam bërë burg dhe nuk pyes për ju, do ju sjell SHÇBA-në, do ju heq nga puna do ju shkrij”, citojnë secili nga oficerët t’i ketë kërcënuar i riu që nuk ka pranuar kontrollin fizik.

Oficeri tjetër dëshmitar në aksion, pohon se duke parë refuzimin, ata e rrethuan të riun që reagoi, duke goditur nga krahët njërin prej tyre.

“Ai e kapi kolegun nga rrobat, atij i ranë stemat në tokë dhe gjithashtu i theu radion e policisë, të cilin kolegu e mbante në sup”,-përshkruan polici tjetër në komisariat.

Sipas burimeve të gazetës “Si” në dorën e policit të sulmuar, u vërejtën skuqje dhe gërvishtje me përmasa 0.5 deri në 3 cm. Por i riu, menjëherë pasi ka përfunduar në komisariat ka filluar mbrojtjen, duke kujtuar se po qëndronte me kushërinjtë poshtë banesës, kur aty mbërriti një patrullë policie. Ai i tha agjentëve se nuk pranoi kontrollin e policisë, pasi nuk kishte asgjë të paligjshme dhe se këtë fakt ia kishte vënë në dukje patrullës.

“Gjatë kësaj kohe, kur po bisedoja këtë gjë, njëri nga oficerët me motor, m’u afrua dhe unë pa dashje i shkela këpucën. I kërkova menjëherë falje, por ai u përgjigj: O b*thq*r më shkele këpucët që kam blerë 200 euro”,- pretendon si shkak të nisjes së konfliktit i riu. Ai i thotë policisë se në këtë çast, u irritua nga edukata e munguar e efektivit.

“Por u vetë përmbajta duke i kërkuar përsëri falje, ndërsa ai vazhdoi me të njëjtat fjalë. I thashë vazhdo bëj detyrën tënde, pasi për sjelljen dhe etikën tënde ka ku të ankohem.”

I riu insiston se kjo fjali i ka acaruar të gjithë policët që vazhdimisht, sekondë pas sekonde kryen sjellje provokuese me qëllim që ai të reagonte dhunshëm, por që sipas të dyshuarit ai në asnjë moment nuk e humbi toruan dhe nuk preku asnjë nga oficerët. Por pyetjes së policisë se si e shpjegonte ai dëmtimin e radios, veshjes dhe gjymtyrëve të policit, ai i përgjigjet prerë: “Nuk e kam idenë, pyesni policin”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit