Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi, Caroline. Mediat greke bëjnë me dije se tre grabitësit që i hynë në shtëpi për të vjedhur dhe më pas e vranë atë, po kërkohen në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Mësohet se policia ka kontaktuar ambasadat e vendeve përkatëse me qëllim lehtësimin e procedurave për të kërkuar të dyshuarit. Autoritetet vendase po vijojnë hetimet pasi bashkëshorti i saj 32-vjeçar nuk arriti që të identifikonte ndonjë nga dhjetëra të dyshuarit që i ka treguar nga policia dhe për pasojë hetimet janë shtrirë për persona të veçantë jashtë Greqisë. Ekpspertët e kriminalistikës mendojnë se autorët e kanë lënë vendin për të plaçkitur në pjesë të Ballkanit.
Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania shihen si tre vendet e mundshme dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve. Një delegacion i EL.AS është takuar me ambasadorin shqiptar në Greqi, në mënyrë që të “hapet një kanal informacioni dhe identifikimi i menjëhershëm dhe për të mos humbur kohë të vlefshme.” Skenari i ri në shqyrtim është që banda e grabitësve të jetë e huaj, por që ka jetuar në Greqi për vite me radhë.
Burimi: protothema| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania