Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë në zonën e "Freksut" në kryeqytet. Në një video tjetër ekskluzive për JOQ Albania, shihet momenti i të shtënave me armë nga një makinë tip "Audi" i zi. Shkaqet janë ende të paqarta. Priten informacione më të detajuara nga burime policore në vijim, ndërkohë që paraprakisht qytetari ka raportuar në redaksinë tonë se ishin 5-6 veta dhe janë dëgjuar 5 të shtëna. Policia ka mbërritur në vendngjarje.