Ditën e sotme Gramoz Ruçi ka deklaruar dorëheqjen në kongresin e 30 vjetorit të PS-së. Ai deklaroi se pas tri dekadash do të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në PS dhe se një shtator do të dorëzojë edhe mandatin e deputetit.
Ruçi tha:
Dua të bëj një komunikim me ju. Kur unë nisa, rrugëtimin tim të kësaj maratone të gjatë prej 3 dekadash politike, 30-vjeçarët që janë në këtë Kongres s’kishin lindur akoma. Kur nisa këtë rrugëtim 5-vjeçarët e 91-shit sot janë 35 vjeç. Kur unë nisa këtë rrugëtim, 10-vjeçarët janë 40 vjeç dhe janë me shumicë këtu. Kur unë nisa udhëtimin tim adoleshentët 15-vjeçarë janë 45 dhe janë bërthama e PS. Natyrshëm gjatë këtij mandati që po përfundojmë me mua ka bashkëjetuar një pyetje, unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se ska më mirë se sa 30-vjetori i PS.