JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkim Ulaj “gjen parajsën”, fiton 3.3 miliardë pa konkurrencë nga Ujësjellësi Vlorë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/06/2021 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që tenderat përdoren për të futur edhe ndonjë “kacidhe” në xhep, kjo ndodh kudo. Por që të përdoren për t’u futur thuajse të gjitha në xhep dhe për të lënë vetëm ndonjë “kacidhe” për punën që duhet bërë, kjo ndodh ekskluzivisht vetëm në Shqipëri. Themi kështu pasi thuajse të gjithë tënderat që kemi parë, janë më sa paku të dyshimtë në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së fituesit. Një tender i tillë që ngjall dyshime, është edhe ky që do të gjeni më poshtë.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-90500-03-18-2021 dhe ka si objekt “Ndërtim KUZ, rrjeti tercial (Lidhjet familjare) për UK Vlorë”. Fondi limit i këtij tenderi është 274,779,449 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke studiuar dokumentacionin e kësaj procedure, vihet re një fakt i habitshëm. Shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm një operator, përkatësisht “GENER 2” e Bashkim Ulajt.

Kjo do të thotë që praktikisht në këtë tender nuk ka patur fare konkurrencë dhe rrjedhimisht fituesi e ka patur mjaft të lehtë për të fituar. Një rast i tillë konsiderohet si “flamur i kuq” për shkak të mungesës së konkurrencës duke ngjallur dyshime se fituesi ka qenë i paracaktuar. Nga ana tjetër shikohet gjithashtu se firma “GENER 2” ka fituar me vlerën e ofruar prej 273,421,937 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Siç e shikoni kjo vlerë është thuajse identike me vlerën e fondit limit, çka përbën një tjetër fakt të dyshimtë se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar. Për të qenë të saktë, vlera fituese rezulton të jetë sa 99.5% e vlerës së fondit limit të kësaj procedure prokurimi. Doni më për “Belulin”?