
Në 22-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë e cila është dita e çlirimit të kosovarëve nga okupatori serb, disa të rinj në Tiranë kanë djegur flamurin e Serbisë.
Në videon e dërguar nga ndjekësit e JOQ shihet se si i vihet flaka një flamuri të vogël serb.
Sipas lexuesit, kjo gjë është bërë në rrugën "5 Maji" në kryeqytetin shqiptar.
Kujtojmë se kjo nuk ështê hera e parë që të rinj shqiptar në shenjë proteste i vëjnë flakën flamurit të Serbisë.
Video më poshtë është dërguar nga qytetari.