Sot në kishën e papërfunduar serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për herë të parë që nga viti 1998, është mbajtur një liturgji, raporton Gazeta Sinjali.
Në mes të reagimeve të shumta për organizimin e këtij rituali, ishte edhe reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka ironizuar, duke përdoruar shprehje në gjuhën serbe.