Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë. Një makinë tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar dhe ka plagosur rëndë një qytetare. Bëhet me dije se qytetarja ishte duke pritur autobusin kur makina e cila ishte me një shpejtësi shumë të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar. Qytetarja është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Vijon...