Nënshkruhet Marrëveshje për vendkalime të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2021, 19:19

Kryeministri Zoran Zaev sot mori pjesë Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ndërsa në margjinat e Samitit, dy kryeministrat nënshkruan Marrëveshjen për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta dhe kontrolleve doganore në vendkalimet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo marrëveshje është edhe një hap në ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat si miq të mirë dhe fqinjë kanë prioritet lehtësimin e kalimit ndërkufitar për qytetarët.

“Me të vërtetë është kënaqësi kur dy miq të mirë të cilët udhëheqin me ekzekutivin në dy vende të shkëlqyera për nga miqësia, do të bëjnë hap drejt pasurimit të kësaj miqësie. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, përfundojmë një proces serioz me të cilën punuan qeveritë tona për ta hapur ‘one stop shop’ terminalin, nga ku qytetarët tanë do të përgjysmojnë pritjet e tyre në vendkalimet kufitare dhe mbi të gjitha, do të krijohen kushte për realizimin e katër lirive evropiane siç janë qarkullimi i lirë i mallrave, qytetarëve, kapitalit dhe shërbimeve”, tha Zaev.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama potencoi se kjo marrëveshje do ta lehtësojë lëvizjen mes qytetarëve të dy vendeve.

“Dëshiroj publikisht ta falënderoj nga zemra kryeministrin për qasjen e tij energjetike deri në fund dhe vullnetin e tij që ta çojë këtë proces përpara, si në aspekt bilateral, ashtu edhe në nivel rajonal dhe natyrisht shfrytëzoj këtë rast që ta falnderoj për ardhjen e tij dhe praninë e tij bashkërisht me ekipin e tij”, tha Rama.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit