Një shqiptar është burgosur për 10 vjet pasi në shtëpinë e tij u gjet një armë dhe kokainë me vlerë mbi 1 milion paund. Mediat britanike bëjnë me dije se Muhamet Qosja, 29-vjeç u arrestua nga policia në Tetor të vitit të kaluar pasi u ndoq dhe u ndal në makinën e tij në Melbourne Road në Ilford. Gjatë kontrollit të makinës atij iu gjetën 23,000 paund të fshehura në pjesën e pasme të sediljes. Kërkimet e mëtejshme në shtëpinë e tij çuan në zbulimin e një arme dore me 20 fishekë dhe pesë pako me kokainë një kilogramësh të fshehura në çanta nën krevatin e një fëmije. Gjashtë kile të tjera lëndë narkotike kokainë dhe drogë u gjetën në çantat e rrobave.
Nëse droga do të dilte në treg, do të shitej për 1.1 milion paund në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar. Qosja u tha oficerëve se ai kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme që kur mbërriti nga Shqipëria në vitin 2014, dhe ai kërkoi në mënyrë aktive punë si një shpërndarës droge, pasi ai e dinte se ‘paguhej mirë’.