Do habiteni sa vjeç është në të vërtetë Hasbulla!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.06.2021, 17:11

Hasbulla Magomedov ka çmendur internetin që kur videot e tij pushtuan TikTok-un gjatë javëve të fundit, por ka shumë njerëz që ende nuk e njohin rusin e etiketuar ‘Mini Khabib’. Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet në lidhje me Hasbullën është sa vjeç është në të vërtetë. Përgjigjja ka tronditur shumë njerëz pasi u zbulua se pavarësisht tipareve të tij fëmijërore, Hasbulla është në të vërtetë 18 vjeç.

Një mjek ka publikuar një video në TikTok për të shpjeguar gjendjen e rrallë gjenetike përgjegjëse për shtatin e shkurtër dhe zërin e lartë të Hasbullas, si dhe prognozën dhe trajtimet e mundshme. Sipas Dr. Karan Raj, Hasbulla dhe armiku i tij Abdu Rozik, vuajnë nga mungesa e hormonit të rritjes, një çrregullim gjenetik që ndodh kur gjëndra e hipofizës së trurit (përgjegjëse për prodhimin e shumicës së hormoneve) nuk mund të prodhojë hormonin e rritjes.

Nëse mangësia e Hormonit të Rritjes diagnostikohet në fëmijëri, ajo mund të trajtohet me sukses me injeksione të Hormonit të Rritjes Njerëzore (HGH) për të nxitur zhvillimin gjatë pubertetit.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Lionel Messin, për të cilin Dr. Raj tha se ishte diagnostikuar me mungesë të Hormonit të Rritjes në moshën 10 vjeç dhe trajtimi i tij me HGH u pagua nga Barcelona kur ai u bashkua me akademinë e klubit disa vjet më vonë.

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit