Autoritetet malazeze kanë konfirmuar se polici i antidrogës, Rudolf Elezoviç është vrarë përpara 10 ditësh. Sipas ekspertëve mjeko-logjorë ai është qëlluar me një plumb në kokë. Mregjithatë hetuesit kanë dyshime se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna. Sipas mediave vendase pranë trupit nuk kishte asnjë provë që do të ndihmonte grupin hetimor. Në fillim kishte dyshime se ai ishte vetëvrarë, por pas analizave dhe hetimeve në ngjarje, policia arriti në konkluzion se Elezoviç është vrarë. Ka dyshime se Elezoviç bashkëpunonte me trafikantët e 'mallit' dhe i lejonte të kalonin në kufi kundrejt shpërblimeve në të holla.
Nisur nga kjo, autoritetet e kanë përqëndruar hetimin në një rrëmbim të mundshëm të zyrtarit të policisë nga grupet kriminale. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 21:40 minuta të mbrëmjes së të martës nga banorët e zonës. Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit.