Studim: Shqiptarët konsumuan më pak alkool gjatë pandemisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.06.2021, 15:46

Një studim i kryer në 21 vende evropiane gjatë muajve të parë të pandemisë COVID-19 ka gjetur ulje të konsiderueshme të konsumit mesatar të alkoolit në çdo vend përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në raport thuhet se konsumi i alkoolit ka rënë në shumicën e vendeve, por Mbretëria e Bashkuar ka pësuar një rritje të konsumit të përgjithshëm.

Anketa Evropiane e Alkoolit mblodhi të dhëna nga pothuajse 32,000 konsumues të alkoolit në të gjithë Evropën nga fundi i Prillit deri në fund të Korrikut 2020. Të anketuarit u pyetën për frekuencën e pirjes së alkoolit, sasinë e konsumuar dhe frekuencën e pirjes së alkollit në mënyrë të tepruar dhe të vazhdueshme. Studimi arriti në përfundimin se çmimi i përballueshëm i alkoolit nuk konsiderohet një faktor i rëndësishëm sepse të rriturit me të ardhura më të larta konsumuan më pak alkool sesa ata që nuk kishin.

Uljet mesatare më të mëdha janë gjetur në Shqipëri, Finlandë, Greqi, Itali, Sllovaki dhe Spanjë. Konkretisht, shqiptarët konsumuan mesatarisht më pak alkool me një rezultat prej -0,37, grekët shënuan një rezultat -0,2 dhe finlandezët minus 0,19. Studimi Evropian mbi Alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Dresden, Gjermani.

Burimi:eurekalert Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit