Policia e Kosovës ka dalë në Kishën e braktisur që gjendet në kampusin e UP-së, e ku sot është bërë e ditur se peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji.
Televizioni T7 ka dalë në vend të ngjarjes derisa raporton se aty gjenden në inspektim momentalisht Policia e Kosovës. Policia ende nuk ka njoftuar asgjë lidhur me rastin.
Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.
"Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.