Pak me parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me krimin makabër në Dragostunjë të Librazhdit ku Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas u vetëvarë në një pemë në oborrin e shtëpisë. Sipas të ëmës, Qemal Bici e dhunonte rregullisht Menturie Bicin dhe ishte vazhdimisht i alkoolizuar. Hatixhe Rruplli, nëna e viktimës ka thënë për faxnews se nuk do ta fali kurrë dhunën e ushtruar dhe vrasjen e të bijës së saj.
“Më këputi shpirtin, pse të ma bëjë këtë gjë. Fëmijët i ka marshalla si yje, 100 mijë herë e kam denoncu. Ndaje po se deshe ndaje i thosha, po jo të ma vrasi. Nuk ke punë të vrasësh fëmijën tim se nuk ja ke dhënë ti jetën. Unë si nonë nuk e fal gjakun e hasmit, kurrë në botë ai t’më vrasë fëmijët unë t’a fal? Jo nuk ndodh kurrë kjo gjë”- u shpreh e ëma e viktimës.