JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Durrës “i fal” 4.5 miliardë lekë Shkëlqim Kupës me shokë, në tenderin e dyshimtë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/06/2021 22:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkia Durrës e drejtuar nga kryetarja aktuale Emiriana Sako, rezulton se nuk ngelet pas “shoqeve” të tjera të saj. Ndonëse kohët e fundit kjo bashki nuk është shquar për ndonjë frekuencë të lartë të tenderave të majmë, rezulton se së fundmi ka dhënë një tender në vlerë prej gati 4.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për rikonstruksion të rrjetit ekzistues të ujësjellësit.

Bëhet fjalë për një tender të dhënë nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Durrës, institucion në varësi direkte të kësaj bashkie. Ky tender mban numrin e referencës REF-93145-04-15-2021 dhe ka si objekt “Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, Zona 13/2 dhe ndërtimi i Depos 2/2, Loti I, Bashkia Durrës”. Shikohet se fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 375,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke hulumtuar dokumentacionin e këtij tenderi vihen re disa fakte që e bëjnë të dyshimtë. Së pari, shikohet së në garë kanë marrë pjesë katër garues, tre nga të cilët kanë ofruar vlera thuajse identike më njëri-tjetrin. Kështu shihet se “LIQENI VII”shpk ka ofruar 371.625.000 lekë të reja pa TVSH, “BAMI” shpk ka ofruar 371.060.199 lekë të reja pa TVSH dhe “NDREGJONI” shpk ka ofruar 371.541.689 lekë të reja pa TVSH. Fakti që 75% e pjesëmarrësve kanë ofruar vlera thuajse identike, ngre dyshime se fituesi i tenderit është i paracaktuar.

Kështu shihet se fitues është shpallur bashkimi i operatorëve KUPA shpk + STERKAJ shpk + ED KONSTRUKSION shpk me vlerë të ofruar prej 368.710.620 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndonëse është gjithashtu mjaft afër me vlerat e ofruara nga 3 kompanitë e tjera, është pak më e ulët, aq sa për të qenë e mjaftueshme për të fituar. Nga ana tjetër kjo vlerë është gjithashtu mjaft e afërt me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 98.32% e tij. Ç’ka përbën një tjetër element të dyshimtë në lidhje me paracaktimin e fituesit.