JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aristidh Nikollari, greko-shqiptari që zhvat shqiptarët tek terminali i autobusëve, ‘ha’ 200 MLN para publike
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/06/2021 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë një denoncim mbërriti në redaksinë e JOQ Albania që padyshim bëri bujë pasi ka ndikim në një pjesë të madhe të popullsisë. Bëhej fjalë për një laborator që merrte udhëtarët nga terminali i autobusëve në kryeqytet nëpërmjet disa taksixhinjve në atë zonë për të bërë tamponin në ambientet e laboratorit të tij që realisht kishte një hapësirë shqetësuese për ata që do testoheshin.

Shqetësimi është rrëfyer nga një udhëtar i cili kishte si destinacion Greqinë, i cili sipas atyre që shprehte, ishte marrë me zor nga taksixhinjtë e zonës për të kryer tamponin tek BIOCHECK, pa lënë pa përmendur këtu një laborator i palicencuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testime Covidi. “Pershendetje JOQ. Jam nji person qe do udhetoj per greqi me kontrate sezonale. erdha te blej bileten te terminali autobuzave ne tirane per te ikur ne selanik.sa hyra ne terminal mu turren 15-20 vete per te me mbushur mendjen te bej tamponin tek nje laborator qe eshte ne terminal. Te gjithe taxigjinjte e tiranes ishin mbledh aty per te kap njerez per tampon. Marrin na nji lek me sa sa mora vesh. Bleva bileten dhe axhencia me tha beje ku te dush tamponin po taksigjint rrinin te dera dhe me cuan tek ky laboratori ne foto si kotec pulash dhe 5 pasaxher te tjere brenda nuk kishte asnje kusht 3metra vend ishalla nuk kam marr nanji virus aty. A ka shtet ky ven. Kur ther delen ne oborr me vjen policia se nuk kam kushte po kta ca bojn kshu? Apo lali eri ka kap nanji lek dhe nuk pysin ca behet. Do na marrin mqafe plerat.”-deklaronte qytetari për JOQ.

Mesa duket BioCheck e shqiptarit Aristidh Nikollarit dhe partnerit të tij grek Spyridon Petrakos ka krijuar një monopol në terminalin e autobusëve. Megjithëse ka disa qendra në kryeqytet, shqiptaro-greku, ka zaptuar edhe hapësirën e ambienteve të terminalit, duke futur influencues taksistët për të “joshur” udhëtarët. Megjithatë, kushtet skandaloze që përshkruan qytetari, duhet me domosdo të kontrollohen nga autoritetet përkatëse dhe gjithashtu të vihet një rregull me ata që duan të përfitojnë nga udhëtarët e transportit tokësor. Mesa duket pronarët e laboratorit grek i kanë nuhatur udhëtarët që nisen drejt Greqisë dhe po shfrytëzojnë çdo lloj mënyre për të përfituar nga ta.

Rezulton se Aristidhi ka në pronësi 50% të aksioneve të BIOCHEM NRP, së bashku me 41% Spyridon Petrakos dhe 8% Apostol Rodhitis. Kjo kompani ka një vlerë totale prej 239 Milionë Lekësh pa TVSH procedurash prokurimesh publike të përfituara në sektorin e Shëndetësisë, me 33 në total (0 me REDFLAGS) nga 7 institucione tenderuese, me numrin më të lartë nga QSUT për blerje kite reagente. Ploti i gjithë kësaj historie është që Aristidh Nikollari jo vetëm ka përfituar para publike por as nuk knaqet duke shtrydhur nga paratë shqiptarët në kushte miserable testimi, ku më shumë shanse ka të infektohen teksa presin përgjigjen e tamponit.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.