Shtatë fëmijë të zhveshur dhe të uritur janë shpëtuar pasi u gjetën të mbyllur brenda një banese në Brazil. Fëmijët, të moshës midis tre dhe shtatë vjeç u lanë nën kujdesin e një vajze 13-vjeçare, e cila është motra e dy nënave të fëmijëve. Oficerët e policisë gjetën fëmijët dhe adoleshentët të mbyllur brenda pronës në Macapá, Brazil, më 4 qershor. Ata ishin të uritur, të dehidratuar, dhe të pa veshur, thanë zyrtarët. Ata gjithashtu kishin grip, treguan shenja anemie dhe plagë në trupat e tyre.
Sipas shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, njëri prej djemve ka autizëm, dhe të gjithë tani janë duke marrë trajtim mjekësor. Fëmijët ishin mbyllur brenda shtëpisë pa mbikëqyrjen e të rriturve nga nënat e tyre, të cilat gjithashtu jetojnë në pronë. Sipas zyrtarëve që shkuan në shtëpi dhe shpëtuan të rinjtë, prona ishte e papastruar dhe nuk kishte ujë të rrjedhshëm, ujë të pijshëm, ushqim, tenxhere apo frigorifer.
Burimi:sleekgist. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA
