Njihuni me Altin Petre, kryepirati që grabiti Digitalbin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.06.2021, 14:50

Në Digitalb ka patur një periudhë, që quhej ajo e Alban Jahos, dikur drejtor i Antipiraterisë në këtë kompani. Megjithëse supozohej që të sigurohej që posti që kishte të ndalonte çdo platformë pirate të lulëzonte në kurriz të Digitalb, gjatë kësaj periudhe ndohi krejtësisht e kundërta.

Mbi 120 platforma pirate u krijuan në këtë periudhë dhe Jaho së bashku me Altin Petren, bënë një sy qorr, metaforikisht ”si piratë”, përballë shfrytëzimit dhe vjedhjes që po i bëhej Digitalb. Paketa e Digitalb piraterohej nëpërmjet pajisjeve Dreambox me anë të një skeme të pastër. Paketa shitej 20-30% më lirë sesa çmimi zyrtar i Digitalb, tek abonentët. Sipas burimeve, Altin Petre ndante me Alban Jahon pagesat mujore që merrte nga çdo kompani private. Buxheti i kësaj vjedhjeje mund të ketë kapur disa mijë euro fitime në muaj, raporton Gazeta Atdheu.

Mjaftonte të bëje një kërkim të thjesht në Google me togfjalëshin “kabllor” dhe në rezultatet e kërkimit të dilnin qindra kompani që pirateronin Digitalb, edhe sot e kësaj dite në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Më skandalozja ishte kur edhe Drejtori i Burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi hapi kabllori me emrin ”Judi” në Lushnje. Këto skema bëheshin të gjitha në sy të anti-piratit Altin Petre. Pasi skandali u zbulua, Shurdhi u shkarkua nga posti i drejtorit të burgut Lushnje, po ndërkohë ai vazhdon të pira tojë sinjalin e DIGITALB dhe ta shesë atë tek qytetarët nëpërmjet kompanisë së tij “Judi”.

Dita-ditës, Digitalb po i bëj vjedhje dhe shkatërrim i hapur ndërsa Petre mbyllte sytë para këtyre skemave. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi, pasi me ndihmën e Aleksandër Frangajt, ai u vendos në krye të Digitalb për ta zhvatur e rrënuar. Ekzistojnë prova se si Petre me anë të disa kontratave abuzime ka përfituar për vete, e për t’i shërbyer dyshes mafioze Frangaj-Jaho, por le t’i marrim të gjitha me radhë për t’i publikuar në vijim./ www.gazetaatdheu.com

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit