Një vajzë 3-vjeçare në Kaliforni vdiq të enjten pasi ajo mbeti vetëm në një makinë për më shumë se tre orë, ndërsa nëna e saj po kujdesej për bimët e saj të kanabisit. Incidenti ndodhi rreth orës 5:47 pasdite, kur oficerët u thirrën pas një raporti se një fëmijë ishte bllokuar në makinë. Vajza 3-vjeçare u identifikua nga policia si Jessica Campos. Policia dhe forcat zjarrëfikëse arritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta nxjerrin vajzën nga makina, por kur shkuan në spital vajza u shpall e vdekur.
Pas vdekjes së vajzës, policia kontaktoi me nënën e saj dhe zbuloi se ajo e kishte lënë 3-vjeçaren për rreth 3 orë brenda në automjet, ndërsa jashtë temperaturat ishin shumë të larta. Gjatë një interviste me detektivët, ajo tha se ishte duke u kujdesur për bimët e saj të marihuanës ndërsa fëmija i saj ishte lënë vetëm në automjet. Më pas policia sekuestroi 70 bimë marijuanë dhe 80 fidanë, si edhe 215 kilogramë kanabis të përpunuar e të futur në qese të zeza. Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe u arrestua për vrasje.
Burimi:newsweek Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA
