Punonte për të shlyer borxhin e kurimit të nënës me kancer/ Historia e shqiptarit ‘kopshtar’ në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2021, 17:40

Tre shqiptarë janë burgosur për përfshirje në operacione të paligjshme të fermave të kanabisit në pronat e banuara me qira në Qarkun Durham të Britanisë. Mediat britanike kanë shkruar se Neritan Bala, 28 vjeç, u dënua me burg 21 muaj, pasi pranoi se merrej me prodhimin e kanabisit. Policia ushtroi kontrolle në banesën e tij në fund të muajit prill pasi raporteve të fqinjëve. Kur policia mbërriti atje, Bala tentoi të largohej, por u kap dhe u gjet se posedonte çelësat e shtëpisë, një celular, një leje drejtimi, një kartë udhëtimi dhe 230 £, të cilat u sekuestruan.

Zyrtarët zbuluan se furnizimi elektrik ishte anashkaluar dhe gjetën 110 bimë kanabisi në nivele të ndryshme të rritjes duke përdorur ndriçimin me llampa dhe transformatorët, në dhomën e ngrënies, dy dhoma gjumi dhe hapësirën e papafingos. Kur u arrestua Bala u tregoi policëve se kishte qenë duke punuar në këtë shtëpi, si ujitës i bimëve për të paguar paratë e rrugës që kishte shkuar në Britaninë e Madhe. Ai tregoi se pas mbërritjes më 24 janar, pasaporta e tij u hoq dhe ai u vendos në këtë shtëpi për të punuar si një kopshtar.

Avokatja e tij tha se ferma e kanabisit ku u gjet shqiptari nuk ishte e tija pasi ai ishte më i madhi nga katër vëllezërit që jetojnë në një qytet në veri të Shqipërisë, dhe erdhi në Britani në mënyrë të paligjshme. Më tej ajo tregoi se shqiptari po punonte për të fituar para për të shlyer borxhet e marra pasi pagoi për nënën e tij, tani, të ndjerë për të marrë trajtim për kancerin në Maqedoni. Pasi u dënua me burg, gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e bimëve, mjetet e rritjes dhe paratë e kapura.

Ndërsa në fund të seancës, gjykata dënoi me 27 muaj dhe 22 muaj burg dy shqiptarët Edisan Kortoci, 24 vjeç dhe 35-vjeçari Adrian Lamaj. Kortoci dhe Lamaj pranuan se ishin të përfshirë në prodhimin e një droge të klasit B, pasi policia gjeti 290 bimë kanabisi në Rrugën Alexandrina, Seaham, në 16 Mars.

Adrian Lamaj, one of three cannabis farmers jailed in separate cases at Durham Crown Court

Adrian Lamaj, një ndër shqiptarët e dënuar

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit