Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e mistershme të ish-drejtorit të Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Elezoviç rezulton i zhdukur që prej datës 27 maj dhe ka humbur gjurmët pasi është nisur nga Mali i Zi për në Shkodër. Ndërkohë mësohet se Elezoviç mund të jetë zhdukur vetë pasi dyshohet se mund të jetë përfshirë në trafikun e 1.5 ton marijuanë që u kap në kuadër të operacionit ” Kurthi”.
Pas finalizimit të këtij operacioni, 20 persona u arrestuan dhe një dëshmitar i mbrojtur nga policia dyshohet se ka nxjerrë emrin e Elezoviç si të përfshirë, pasi ka dhënë informacion për lëvizjet e policisë. Por jo vetëm kaq pasi ka dyshime se zhdukja e tij lidhet me persona të lidhur me krimin. Rudolf Elezoviç ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë në bazë të marrëveshjes dypalëshe mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit që ka patur me familjarët, ai ka thënë se po shkonte në Shkodër për një punë. Por që prej këtij momenti familjarët e tij kanë humbur çdo kontakt me të dhe nuk kanë marrë asnjë informacion prej tij.
