Ndodh shpesh që në adresat tona të postës elektronike të na mbërrijnë mesazhe nga adresa të ndryshme por që kanë të njëjtën përmbajtje. Në këto mesazhe dërguesi shkruan se është i sëmurë dhe do të vdesë për pak kohë, prandaj dëshiron të bëjë bamirësi duke dhuruar pasurinë. Më tej thuhet se për më shumë detaje në lidhje me pasurinë dhe këtë 'dhuratë' duhet të kontkaktoni me dërguesin, por më mirë të mos e bëni. Sipas "GazetaShqip", policia ka njoftuar se këto mesazhe janë mashtrime dhe duhet të keni kujdes ndaj tyre.
Burimet konfirmojnë se janë në dijeni të këtij fenomeni, por që në shumë raste janë të vështirë që të kapet në kohë për shkak të mungesës së njohurive kompjuterike e teknologjike të “viktimave” që u besojnë të tilla mesazheve. Por nëse e lexoni me vëmendje mesazhin që ju dërgojnë mund ta kuptoni se përballë keni një mashtrues që nuk di të shkruajë as anglisht. Si shembull, në të thuhet:
Këshilla që u jepet qytetarëve në të tilla rrethana është që të tregohen dyshues për çdo mesazh që marrin në postën elektronike, aplikacione, apo rrjetet sociale nga personat që nuk i njohin. Sidomos për mesazhet që ju premtojnë përfitime të majme financiare, për të cilat mjafton që t’i kontaktosh.
