Video e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga publiku. Në një nga videot, ajo dëgjon këngën e Don Xhonit, ku përmenden fjalët mafia dhe kokaina, por duket se kjo i duket Enkeledës vetëm një lojë fëmijëss. Videoja ka nxitur reagime edhe për faktin se kohët e fundit Elbasani është pushtuar nga krimi, ndërsa nga ana tjetër gjyqtarja Kapedani pozon e lumtur dhe me muzikë në Tik-Tok, a thua sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë Report Tv ka publikuar një fakt me që lidhet me të kaluarën e gjyqtares. Mësohet se lidhjen me pasarelat e modës, Enkeleda Kapedani i ka patur që në moshën 18-vjeçare.
Ajo ka hedhur një foto në TikTok, me anë të së cilës kujtonte kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria 2003. Por më pas aja e ka fshirë këtë profil. “Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Mss Shqipëria për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”- shkruan Kapedani në kartolinën e konkurrimit në Miss Shqipëria.
